string(31) "trepca-ndahet-me-larry-thomasin"

Trepça ndahet me Larry Thomasin

Basketboll

Gazeta Express

10/02/2025 14:53

Larry Thomas nuk është më basketbollist i Trepçës.

Klubi mitrovicas ka njoftuar sot përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Mitrovicasit u treguan të mirë kuptueshëm me lojtarin e tyre, i cili ka arritur marrëveshje me një klub izraelit, ku edhe do ta vazhdojë karrierën.

Kampionët e Kosovës e kanë falënderuar basketbollistin e deritashëm për kontributin dhe i kanë uruar atij suksese në vazhdim të karrierës. /Gazeta Express