Trepça ndahet me amerikanin Galloway - Gazeta Express
string(36) "trepca-ndahet-me-amerikanin-galloway"

Trepça ndahet me amerikanin Galloway

Basketboll

Gazeta Express

29/01/2024 13:29

Klubi i basketbollit Trepça ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale se i ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan, Brevin Galloway.

Mitrovicasit e kanë falënderuar lojtarin e tyre të deritashëm, me të cilin kishin bashkëpunuar nga fillimi i këtij sezoni, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Faleminderit Brevin. Gjithmonë do të jesh njëri prej nesh”, kanë shkruar mitrovicasit në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

Edhe lojtari e ka falënderuar klubin për mundësinë e dhënë për të luajtur me “Xehetarët”.

Pas largimit të Galloway, i cili e kishte një mesatare prej 8 pikësh për ndeshje, mitrovicasit, që i prijnë Superligës së basketbollit, në skuadër i kanë edhe katër lojtarë amerikanë: Jordy Tshimanga, Darnell Edge, Kevin Davis dhe Kevin Capers. /Gazeta Express/