Trepça mposht Pejën - Gazeta Express
string(19) "trepca-mposht-pejen"

Trepça mposht Pejën

Basketboll

Gazeta Express

30/01/2021 19:10

Trepça ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 110:91 (25:28, 32:25, 25:24, 28:14), në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen më mirë e nisën pejanët, duke pasur epërsi deri në 11 pikë në çerekun e parë, 10:21, por vendasit rikthehen shpejt dhe kjo pjesë përfundon 25:28. Verdhezinjtë sërish shkëputen në 13 pikë, 28:41, por me kalimin e minutave, mitrovicasit sërish kthehen duke barazuar shifrat në 48:48 dhe e përfundojnë pjesën e parë në të mirë të tyre 57:53.

Lexo Edhe:

Xehetarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke pasur epërsi në nëntë pikë, 69:60, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:77. Vendasit vazhduan me lojë të mirë në 10 minutat e fundit dhe triumfuan në fund 110:91.

Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 32 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime dhe Ivan Koljeviq me 33 pikë e 10 asistime, kurse te Peja u dallua Dion Dixon me 34 pikë e asistime.

Trepça ka gjashtë fitore dhe 13 humbje, derisa Peja 12 fitore dhe shtatë humbje.