Trepça kalon në gjysmëfinale, eliminon Rahovecin - Gazeta Express
string(47) "trepca-kalon-ne-gjysmefinale-eliminon-rahovecin"

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 18:51

Trepça kalon në gjysmëfinale, eliminon Rahovecin

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 18:51

Trepça ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Skuadra nga Mitrovica shënoi fitore sonte kundër Rahovecit në çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 82:66.

Në fitoren e “Xehetarëve” u dalluan Drilon Hajrizi me 19 pikë, dhe Erjon Kastrati me 15 sosh.

Jahi Carson u dallua te “Vreshtarët” me 20 pikë.

Trepça në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet sonte. /Gazeta Express/