Trepça fiton ndaj Prishtinës, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e pestë - Gazeta Express
string(72) "trepca-fiton-ndaj-prishtines-gjithcka-do-te-vendoset-ne-ndeshjen-e-peste"

Sport

Gazeta Express

23/04/2023 19:18

Trepça fiton ndaj Prishtinës, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e pestë

Sport

Gazeta Express

23/04/2023 19:18

Trepça e ka barazuar sërish serinë gjysmëfinale të “Play-Offit” ndaj Sigal Prishtinës, pasi ka triumfuar në ndeshjen katërt.

Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën sportive “Minatori” u fitua nga vendasit me rezultatin 82:77, shkruan Gazeta Express.

Ken Brown me 21 pikë dhe Jamel Artis me 16 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e mitrovicasve.

Te prishtinasit u dalluan Dardan Berisha me 23 pikë dhe Derrick Wilson me 18.

Trepça me këtë fitore e barazoi serinë gjysmëfinale në 2:2.

Ndeshja e pestë gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten e ardhshme, në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të jetë edhe vendimtare, pasi skuadra fituese do t’i bashkohet Pejës në finale. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement