Mitrovicasit ia kanë besuar detyrën e shefit të
shtabit teknik, selektorit të Bosnjë e Hercegovinës, Adis Beciragic.
Në ndeshjet e fundit të “play-offit” të finales së Superligës,
“Xehetarët” u udhëhoqën nga trajneri i përkohshëm, Ilir Selmani, i cili megjithatë
nuk arriti t’ia siguronte titullin e kampionit ekipit mitrovicas, shkruan “Gazeta
Express”.
E tash, me trajnerin e ri, ekipi Gjelbër e Zi
objektiv kryesor vitin tjetër e ka titullin e më të mirit, të cilin po e pret
qe më shumë se një dekadë.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Trepçës në rrjetet sociale. /Gazeta Express/