string(62) "trepca-e-do-fitoren-e-trete-bashkimi-barazimin-e-serise-finale"

Sport

Gazeta Express

14/05/2025 15:21

Trepça e do fitoren e tretë, Bashkimi barazimin e serisë finale

Sport

Gazeta Express

14/05/2025 15:21

Super finalet e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës po vazhdojnë me sfida interesante.

Garat shtesë kanë dhuruar emocione, dramë dhe adrenalinë.

Trepça dhe Bashkimi kanë dhuruar spektakël e kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.

‘Xehetarët’ po avancojnë me seri 2:1, ndërsa skuadra që shënon katër fitore, shpallet kampione e Kosovës.

Takimin e parë final e fituan prizrenasit 84:77, kurse të dytin mitrovicasit 79:72. Në sfidën e tretë në Prizren, fituan mitrovicasit bindshëm 71:88 për të pasur epërsinë e terrenit në finale.

Trepça synon fitore për të qenë më afër mbrojtjes së titullit, ndërsa Portokallezinjtë për të barazuar serinë në 2:2 dhe për të rikthyer epërsinë e terrenit.

Kujtojmë se në gjysmëfinale, Bashkimi eliminoi Pejën 3:1, ndërsa Trepça eliminoi Sigal Prishtinën po ashtu 3:1.

Trepça dhe Bashkimi ishin përballur edhe në finalen e Kupës në Prishtinë, ku fituan ‘Xehetarët’, që gjithashtu kanë fituar edhe Superkupën këtë edicion.