KB Trepça vazhdon epokën e artë në basketbollin kosovar, duke e fituar për herë të pestë rresht Kupa e Kosovës në basketboll.
Në finalen e zhvilluar në Rahovec, “xehetarët” triumfuan bindshëm me rezultat 91:72 ndaj KB Bashkimi, duke mos lënë hapësirë për befasi.
Figura kryesore e takimit ishte Amzil, i cili udhëhoqi Trepçën me 22 pikë të realizuara, duke qenë lojtari më i dalluar në parket.
Në anën tjetër, për Bashkimin u veçua Zeqiri me 19 pikë, por kontributi i tij nuk mjaftoi për të ndalur mitrovicasit.
Ky triumf konfirmon dominimin e Trepçës në basketbollin kosovar dhe forcon pozitën e tyre si skuadra më e suksesshme e viteve të fundit. /GazetaExpress