Trepça dominon Borën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës - Gazeta Express
string(64) "trepca-dominon-boren-ne-gjysmefinalen-e-pare-te-kupes-se-kosoves"

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 21:03

Trepça dominon Borën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 21:03

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça ka mposhtur Borën me rezultat të qartë 87:64, duke bërë një hap të madh drejt finales.

Mitrovicasit kontrolluan ndeshjen që nga fillimi e deri në fund, me Mustapha Amzil që dallohet si lojtari më i mirë i ekipit, duke regjistruar 19 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime. Ndërsa Kenny Hasbrouck shtoi 16 pikë dhe 4 asistime, dhe Mikaile Tmushiq kontribuoi me 14 pikë për fitoren.

Te Bora, më i miri ishte Lance Thomas me 17 pikë dhe 5 kërcime, ndërsa Tyler Cheese gjithashtu realizoi 17 pikë.

Trepça dhe Bora do të përballen përsëri këtë fundjavë në Superligë, ndërsa ndeshja e kthimit gjysmëfinale pritet të luhet javën e ardhshme, ku mitrovicasit kërkojnë të vulosin finalen. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement