Trepça është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Superkupën e Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit triumfuan ndaj Bashkimit në çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “13 Qershori” përfundoi me rezultatin e thellë 102:72.
Vlen të theksohet se ndeshja u përshkrua me incidente, me ç’rast ndeshja u ndërpre për disa minuta në çerekun e parë shkaku i fishekzjarrëve të ndezura nga tifozët. Megjithatë, situata pastaj u qetësua dhe ndeshja u luajt.
Drilon Hajrizi me 23 pikë ishte më i dalluari te “Xehetarët”. Ai u ndihmua nga Isiah Ross, që shënoi 17 sosh.
Te prizrenasit u dalluan Grant Lozoya me 18 pikë dhe Erik Copes me 16.
Trepça në gjysmëfinale do të përballet me Sigal Prishtinën, që sot eliminoi Istogun.
Ndeshja do të zhvillohet të premten, me fillim prej orës 17:00. /Gazeta Express/