string(87) "trepca-bashkimi-cc-mitrovffice-kurti-e-hamza-e-kane-ndjekur-ndeshjen-afer-njeri-tjetrit"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 21:30

Trepça- Bashkimi në Mitrovicë, Kurti e Hamza e kanë ndjekur ndeshjen afër njëri-tjetrit

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 21:30

Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll është zhvilluar në Minatori.

Trepça dhe Bashkimi kanë luajtur ndeshjen e gjashtë finale, ku Trepqa ka fituar me rezultat 82-67.

E në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ndeshjen e kanë shikuar së bashku edhe dy kandidatët për kryeministër të Kosovës nga zgjedhjet e fundit.

Bedri Hamza nga radhët e PDK-së dhe Albin Kurti nga radhët e VV-së janë parë pranë njëri tjetrit në finalen e madhe. Aty në mes të tyre ishte kryetari i klubit të basketbollit Trepça, Vullnet Sefaja.