Skuadra e Trepçës ka arritur të rikthehet fuqishëm në serinë finale të Play Off-it të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 79:72, në ndeshjen e dytë të serisë finale dhe duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1:1.
Takimi u zhvillua me intensitet të lartë në të katër çerekët.
Të dy skuadrat kishin fillime të barabarta, me nga 20 pikë secila në çerekun e parë, ndërsa në pjesën e dytë Trepça ruajti ritmin dhe arriti të mbante epërsinë.
Çereku i katërt ishte vendimtar, ku Trepça shënoi 19 pikë, krahasuar me 14 të Bashkimit, duke siguruar fitoren në fund të sfidës.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...