string(79) "trepca-arrin-ne-estoni-ne-mesjave-do-ti-zhvilloje-dy-ndeshje-ne-fiba-europe-cup"

Sport

Gazeta Express

02/10/2023 23:54

Trepça arrin në Estoni, në mesjavë do t’i zhvillojë dy ndeshje në FIBA Europe Cup

Sport

Gazeta Express

02/10/2023 23:54

Trepça do t’i zhvillojë në mesjavë ndeshjet e para për këtë sezon në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit kanë mbërritur këtë të hënë në Paranu të Estonisë, atje ku edhe do t’i zhvillojnë ndeshjet, shkruan Gazeta Express.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic të mërkurën do të takohet me islandezët e Tindastoll, kurse një ditë më vonë do të përballet me nikoqirët, Parnu Sadam.

Të dy ndeshjet do të luhen nga ora 18:00.

Trepça e bëri të qartë se synimi i klubit është vendi i parë në grup dhe kalimi në fazën tjetër të kësaj gare.

“Xehetarët”, bashkë me dy rivalët e lartpërmendur, janë pjesë e Grupit C.

/Gazeta Express/