Mbrojtësi i Real Madridit dhe kombëtares angleze, Trent Alexander-Arnold, ka pësuar një pengesë të papritur në stërvitje dhe rrezikon të mungojë në përballjen e sotme ndaj Paris Saint-Germainit.
Lajmin e ka bërë të ditur media prestigjioze spanjolle COPE, duke shtuar se lojtari u ndal dje gjatë një seance stërvitore për shkak të një shqetësimi fizik.
Ky zhvillim përbën një goditje të mundshme për ekipin, i cili po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së turneut ku po garojnë disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Real Madridi përballet me PSG-në në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube.