Treni shkel për vdekje një person në Pejë, viktima ishte shtrirë në shina - Gazeta Express
string(72) "treni-shkel-per-vdekje-nje-person-ne-peje-viktima-ishte-shtrire-ne-shina"

Treni shkel për vdekje një person në Pejë, viktima ishte shtrirë në shina

Lajme

Gazeta Express

21/10/2021 19:42

Një person sot ka vdekur në Pejë. Viktima dyshohet se është goditur për vdekje nga treni, të cilit viktima i ka dal përpara.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Lexo Edhe:

Sipas Gashit, dyshohet se viktima i ka dalë trenit përpara.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e Policës, dhe po merren me rastin.

“Detajet e tjera do të publikohen më vonë”, deklaroi Gashi.