Treni godet veturën, vdes 24 vjeçari - Gazeta Express
string(35) "treni-godet-veturen-vdes-24-vjecari"

Gazeta Express

10/02/2020 19:06

Treni godet veturën, vdes 24 vjeçari

Gazeta Express

10/02/2020 19:06

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë kanë marrë lëndime në aksidentin që ndodhi sot pasdite mes trenit dhe një automjetit në stacionin hekurudhor Zgropolci dhe Gradsko, përcjell Express.

Nga shërbimi i ndihmës së shpejtë pranë spitalit të Velesit njoftuan se ka humbur jetën 24 vjeçar, ndërsa një grua me lëndime më të rënda trupore është dërguar në klinikat e Shkupit. Tre personat tjerë janë mbajtur në spitalin e Velesit.

Aksidenti ka ndodhur në orën 12:10 kur automjeti ‘Ford Galaxy’ me tabela të Velesit pa respektuar sinjalizimin ka kaluar linjën.

“Automjeti pa respektuar sinjalizimit, ka hyrë në linjën dhe është goditur nga treni që ka shkuar drejt fshatit Nogaevci, Gradsko”, thonë nga ‘Hekurudhat e Maqedonisë’.

Ndërkaq mësohet se katër të lënduarit në aksidentin hekurudhor afër Nogaevcit janë jashtë rrezikut për jetë. Tre janë burra dhe ata janë mbajtur në Spitalin e Velesit, ndërsa një është grua e moshës 50 vjeçare e cila për shkak të lëndimeve të marra në fytyrë është transferuar për shërim të mëtejshëm në Shkup.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm në Veles, Todor Jakovlevski deklaroi se gruaja ka marrë lëndime në fytyrë dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore është dërguar në Shkup, ndërsa dy burrat e lënduar kanë marrë fraktura, ndërsa njëri ka lëndime më të lehta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement