Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit - Gazeta Express
string(68) "treni-direkt-zvicer-londer-kalon-nje-tjeter-pengese-drejt-realizimit"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 13:44

Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 13:44

Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës dhe tunelit të Kanalit Anglez

Planet për një linjë direkte treni mes Zvicrës dhe Londrës kanë bërë një hap tjetër të rëndësishëm përpara, duke afruar më shumë realizimin e një prej projekteve më ambicioze të transportit hekurudhor në Evropë.

Sipas Swissinfo, kompanitë hekurudhore Swiss Federal Railways (SBB) dhe SNCF Voyageurs kanë nënshkruar një letër synimi (MoU), e cila konsiderohet një “moment kyç” për projektin, transmeton albinfo.ch.

Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës dhe tunelit të Kanalit Anglez. Aktualisht, udhëtimi me tren kërkon ndërrim në Paris dhe zgjat rreth 7.5 orë, ndërsa lidhja direkte synon ta ulë ndjeshëm kohën e udhëtimit.

Sipas SBB, hapi i radhës do të jetë analiza e:

orareve të mundshme

koncepteve operative

dhe investimeve të nevojshme për realizimin e projektit.

Megjithatë, projekti përballet ende me sfida të mëdha teknike dhe logjistike. Një nga problemet kryesore është krijimi i kontrolleve kufitare dhe të sigurisë në stacionet zvicerane, pasi Britania nuk është pjesë e zonës Schengen.

Po ashtu, do të nevojiten trena të rinj të përshtatshëm për standardet e sigurisë së tunelit të Kanalit Anglez. Sipas vlerësimeve aktuale, lidhja direkte nuk pritet të realizohet para viteve 2030.

Projekti po mbështetet nga rritja e interesit për udhëtime hekurudhore ndërkombëtare dhe alternativa më ekologjike ndaj fluturimeve të shkurtra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement