Tren godet një autobus pranë Shën Petersburgut, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur - Gazeta Express
string(76) "tren-godet-nje-autobus-prane-shen-petersburgut-1-i-vdekur-dhe-16-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 11:52

Tren godet një autobus pranë Shën Petersburgut, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 11:52

Një tren mallrash ka goditur një autobus turistik në një kalim rrugor në verilindje të Shën Petersburgut, Rusi, në orët e para të së hënës, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 16 të tjerëve, kanë njoftuar zyrtarët, raporton The Moskow Times.

Bëhet e ditur se përplasja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit me orën lokale në Distriktin Lodeynopolsky të rajonit të Leningradit, sipas kompanisë hekurudhore rajonale October Railëay.

“Masinisti i trenit aplikoi frenim emergjent, por distanca ishte e pamjaftueshme dhe përplasja nuk mund të shmangej,” thuhet në deklaratën e hekurudhës.

Policia ka bërë të ditur se treni goditi pjesën e pasme të autobusit, i cili po transportonte anëtarë të një grupi fetar në drejtim të Manastirit Alexander-Svirsky, një vend i shenjtë ortodoks i shekullit të 15-të, i vendosur në jug të republikës së Karelisë.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar se ka hapur një hetim penal për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë rrugore dhe të funksionimit të automjeteve.