Treguan së do të bëhen prindër, Kiara dhe Luizi marrin edhe një lajm të mirë - Gazeta Express
string(75) "treguan-se-do-te-behen-prinder-kiara-dhe-luizi-marrin-edhe-nje-lajm-te-mire"

Treguan së do të bëhen prindër, Kiara dhe Luizi marrin edhe një lajm të mirë

Yjet

Gazeta Express

24/11/2023 20:35

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Lexo Edhe:

Spektakli më i madh i kërcimit, “Dancing With The Stars” është në vëmendjen e të gjithëve. Si konkurrentët VIP, balerinët profesionistë por edhe anëtarët e jurisë, janë ndër personazhet më të komentuar në rrjet. Nëse marrim në shqyrtim disa prej tyre, moderatorja Enxhi Nasufi ka fituar 100 ndjekës këtë javë. Po ashtu dhe Sardi Strugaj ka fituar 100 ndjekës në Instagram.

Disa konkurrente të tjera që kanë fituar më shumë ndjekës janë Juliana Nura dhe Fifi, të cilat janë rritur me 1K. Sa i përket anëtareve të jurisë, Valbona Selimllari ka fituar 500 ndjekës, ndërsa Lori Bala 100.

Elgit Doda, kohët e fundit ka qenë mjaft i zënë me përgatitjet e albumit të tij të ri. Artisti dalëngadalë po na zbulon disa copëza nga projektet e tij dhe ka ngjallur kuriozitetin e fansave. Ai ka fituar 1K ndjekës në Instagram. Po 1 mijë ndjekës ka fituar edhe Sara Hoxha. Kujtojmë që zërat nëse ajo është ndarë apo jo me Ledrin, vazhdojnë të mbizotërojnë kudo në rrjet.

Duke qenë tek çiftet, sigurisht nuk mund të mungonin Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Dyshja na kanë zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër, në klipin e këngës së re të Luizit, “Frymë”. Këngëtari ka shtuar 5 mijë ndjekës, ndërsa Kiara plot 7 mijë më shumë.

Nëse ndalemi tek personazhet VIP që kanë humbur ndjekës këtë javë, ata janë Ronaldo Sharka dhe Dea Mishel Hoxha, të cilët kanë zbritur me 1K./TAR