Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka njoftuar për një takim që së bashku me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, e kanë mbajtur me bizneset. Në këtë takim është diskutuar për çështjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë dalë në treg të lirë.
Në njoftim thuhet edhe se kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, ka deklaruar se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që t’u gjendet bizneseve.
‘‘Nga ana tjetër, drejtori i OEGJK-së, Besnik Vasolli tha se procesi është përcjellë e po vazhdon të përcillet me paqartësi të shumta, derisa përmendi faktin se bizneset që janë furnizuar gjatë dy muajve të fundit me energji nga KEK-u, nuk kanë marrë faturat e energjisë’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Tutje, kërkohet qeveria, ZRRE dhe KEK-u që të pezullojnë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Komunikata:
Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, së bashku me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë mbajtur takim me bizneset, me të cilat është diskutuar sa i përket çështjes së furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë dalë në treg të lirë.
Kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, ka përmendur hapat e ndërmarrë deri më tani, me të cilave edhe letrat dërguar Komisionit Evropian, Sekretariatit për Energji në Vjenë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ai ka thënë se përkundër kërkesave të vazhdueshme dhe prezantimit të fakteve për një numër të madh të shkeljeve nga ZRRE, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që t’u gjendet bizneseve, të cilat mbushin mbi gjysmën e buxhetit të shtetit.
Nga ana tjetër, drejtori i OEGJK-së, Besnik Vasolli tha se procesi është përcjellë e po vazhdon të përcillet me paqartësi të shumta, derisa përmendi faktin se bizneset që janë furnizuar gjatë dy muajve të fundit me energji nga KEK-u, nuk kanë marrë faturat e energjisë.
Hysen Sogojeva nga OHT, shprehu mbështetjen e vazhdueshme në kundërshtim të veprimeve të dëmshme të ZRRE-së.
Në këtë takim konsultativ, drejtuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimin për mungesë të informatave, pasigurisë për të ardhmen e tyre dhe veprimeve të KEK-ut, që po i largon orët aktuale të rrymës dhe po i vendos të vetat pa asnjë njoftim.
Si shoqatat e bizneseve ashtu edhe bizneset, kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se askush nuk është kundër liberalizimit të tregut të lirë të energjisë, por se paqartësitë, mungesa e informatave, tregu i pa përgatitur, vërtetuar edhe nga instancat ndërkombëtare, e bëjnë këtë proces të dyshimtë dhe dëmtues për ekonominë.
Me këtë rast i është bërë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës, ZRRE-së dhe KEK-ut që të pezullojnë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe të rishqyrtohet i gjithë procesi i liberalizimit të tregut.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...