string(103) "tregu-i-lire-i-energjise-lbk-kerkese-urgjente-pezullojeni-vendimin-eshte-i-njeanshem-me-pasoja-te-renda"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 23:01

Tregu i lirë i energjisë, LBK ‘‘kërkesë urgjente’’: Pezullojeni vendimin, është i njëanshëm me pasoja të rënda

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 23:01

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kërkuar që vendimi i ZRRE-së lidhur me kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, të pezullohet në mënyrë  ‘‘urgjente’’, shkruan Gazeta Express.

Nga LBK është thënë se vendimi i ZRRE-së, sipas tyre, është i papërgatitur, i njëanshëm dhe me pasoja të rënda.

‘‘Kërkesë urgjente për pezullimin e vendimit të ZRRE-së

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) kërkon pezullimin urgjent për një periudhë 1-vjeçare të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky vendim është i papërgatitur, i njëanshëm dhe me pasoja të rënda, duke rrezikuar:

 qëndrueshmërinë e sektorit prodhues,

likuiditetin e bizneseve,

dhe rrezikun e fuqisë punëtore në vend’’, thuhet në komunikatën e LBK.

Tutje,  Lidhja e Bizneseve ka propozuar që gjatë këtij afati të pezullimit, institucionet përgjegjëse të ndërmarrin një analizë të plotë të ndikimit ekonomik të vendimit.

‘‘LBK propozon që gjatë këtij afati të pezullimit, institucionet përgjegjëse të ndërmarrin:

 Një analizë të plotë të ndikimit ekonomik të vendimit,

 Hartimin e një plani tranzicioni të sigurt dhe të drejtë,

 Konsultim të detyrueshëm me komunitetin e biznesit’’, shtohet në komunikatë.

Më tej, LBK ka ftuar të gjitha institucionet, odat dhe shoqatat tjera të bizneseve, që të bashkëpunojmë në këtë ‘‘fazë kritike’’.

‘‘Vendosjen e mekanizmave mbrojtës kundër abuzimeve në tregun e energjisë

 Nëse zbatohet në këtë fazë, ky vendim do të prodhojë pasoja serioze për sektorin privat, do të rrisë kostot e operimit dhe do të dëmtojë besimin e investitorëve në stabilitetin e klimës afariste në Kosovë dhe do të rrezikon prodhimin dhe tregjet e BE.

Ftojmë të gjitha institucionet qeveritare, por gjithashtu edhe odat dhe shoqatat tjera të bizneseve, që të bashkëpunojmë në këtë fazë kritike.

Zëri i bizneseve duhet të dëgjohet në mënyrë të barabartë.

Sepse bizneset kanë nevoj për mbeshtetje!

LBK mbetet e përkushtuar për të mbrojtur fuqishem interesin prodhueseve, bizneseve dhe anëtarëve tanë dhe për të avancuar drejt një ekonomie funksionale, të qëndrueshme dhe të hapur për të gjithë.

Treg i lirë po – por vetëm me përgatitje dhe përgjegjësi!’’, përfundohet në komunikatën e LBK-s. /GazetaExpress

aaaaa