Tregu i lirë i energjisë, Ajazi ka një pyetje për KEK-un dhe ZRrE-në: Pse po fshihet fatura e qershorit? - Gazeta Express
string(101) "tregu-i-lire-i-energjise-ajazi-ka-nje-pyetje-per-kek-un-dhe-zrre-ne-pse-po-fshihet-fatura-e-qershorit"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:49

Tregu i lirë i energjisë, Ajazi ka një pyetje për KEK-un dhe ZRrE-në: Pse po fshihet fatura e qershorit?

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:49

Ekonomisti Kushtrim Ajvazi është shprehur i habitur me mosshpërndarjen e faturave të qershorit për shpenzimin e energjisë për bizneset.

Ai ka vlerësuar se kanë kaluar 18 ditë nga përfundimi i muajit qershor, por asnjë faturë energjie nuk është lëshuar nga KEK për bizneset e detyruara të dalin në tregun e ashtuquajtur “të lirë”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mos-lëshimi i faturës është një indikator i qartë i manipulimit me prova.

“Kanë kaluar 18 ditë nga përfundimi i muajit qershor, por asnjë faturë energjie nuk është lëshuar nga KEK për bizneset e detyruara të dalin në tregun e ashtuquajtur “të lirë”. Urojm që ky mos të jetë veprim i qëllimshëm – i koordinuar hapur me ZRRE –i cili nuk është tjetër veçse përpjekje për të fshehur të vërtetën, për të mos lënë gjurmë të dëmit të jashtëzakonshëm financiar që po u shkaktohet bizneseve në këtë proces të paligjshëm dhe të dhunshëm. Vetë mos-lëshimi i faturës është një indikator i qartë i manipulimit me prova. Mos lëshimi i faturave po shihet si tentativ e vonimit të transparencës derisa rastet të shkojnë në shkallë të dytë në Gjykatën Komerciale – me shpresën se mungesa e faturave do ta bëjë më të vështirë provimin e dëmit në proceset gjyqësore”, ka shkruar ai.