Në emisionin “Pressing” të T7 po zhvillohet debati për Prishtinën.
Përparim Rama nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje po përballen.
Në këtë debat është folur edhe për Spitalin e Prishtinës.
“Një donator i jashtëm që e ka zhvillu një vizitë në Prishtinë për të diskutuar për ndërtimin e spitalit të Prishtinë, dhe aty ka qenë një shumë e dakorduar për atë investim. Ai delegacion ka dalë nga zyra juaj me ndjenjën e mashtrimit, sepse ia keni prezantu një shumë trefish më të lartë se ajo që ka qenë e dakorduar për ndërtimin e Komunës së Prishtinës”, tha Çeku.
Më pas erdhi edhe përgjjigja e Përparim Ramës.
“Këtë vetëm zhvillojnë demagogji, rrena sikur kjo që është sot. Ne e kemi kry projektin e spaitalit që është 50 mijë metra katrorë”, tha Rama. /Gazeta Express