Lajme

Gazeta Express

23/01/2020 14:27

Tregimi i tmerrshëm i të mbijetuarës së Auschwitz-it, ishte 14 vjeçe dhe mbante ditar në kampin e përqendrimit nazist

Lajme

Gazeta Express

23/01/2020 14:27

Kur po kujtohet 75-vjetori i çlirimit të kampit të vdekjes Auschwitz-Birkenau ku u kryen krime të tmerrshme nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore tregimi i të mbijetuarës së Holokaustit, Sheindi Ehrenwald, kishte shkruar për përvojën e saj gjatë rrëmbimit, kohën e saj në kampin e shfarosjes në Auschwitz-Birkenau si punëtore e detyruar në fabrikë armatimi

Kjo grua e jashtëzakonshme tani 90 vjeç në apartamentin e saj në Jerusalem i ka treguar përvojën e saj gazetarëve të revistës gjermane Bild. Sheindl kishte shënuar në 54 faqet e ditarit të saj dhe dokumentuar tmerrin e Holokaustit të hebrenjve gjatë luftë së dytë botërore me gjithë rrezikun për jetën e saj.

Familja Ehrenwald ishte internuar në kampe përqendrimi naziste nga atëkohë Galanta në Hungari, tani në Sllovaki. Shumica e familjes së saj ishin vrarë në kampet e përqendrimit.

Sheindi ishte vajza më e madhe dhe kishte edhe dy vëllezër dhe dy motra me prindërit e saj që mbanin një dyqan verërash në Galanta. Sheindi dhe motra e saj Jitti janë të vetmet që mbijetuan tmerrit të kampit të përqendrimit.

Deri në pranverën e vitit 1944 Hungaria kishte shpëtuar nga regjimi nazist i Gjermanisë deri atë herë kur Wermacht invadoi Hungarinë për ta parandaluar që t’i bashkohej aleatëve. Me okupim erdhën edhe përbindëshat e SS Obersturmbannfuhrer Adolf Eichmann famëkeq. Ai ishte urdhëruar nga Adolf Hitler të “zgjedhë çështjen e hebrenjve në Hungari”. Kreu i Byrosë kryesore për siguri “Zyra për çështjen çifute” ishte caktuar detyra e internimit të gati 800 mijë hebrenjve nga Hungaria.

Atëherë 14 vjeç Sheindi kishte shkruar në ditarin e saj ngjarjen se si ishte përzënë nga shtëpia e tyre familja e saj.

“Po mbledhim plaçkat. Të gjithë mbajnë diçka në duar. Ngutuni, ngutuni. Banesa është zbrazur nga të gjitha. Vrapova shpejt edhe një herë e shikova brenda. Nuk mund të duroj dhe u largova përsëri nga banesa. Dera përplaset dhe mbyllet. Nuk e pashë, pasi nuk po shikoja, por e dëgjova çelësin në dry. Një copë letre e vulosur është ngjitur në të. U ktheve prapa dhe ajo derë është e mbyllur përgjithmonë. E kyçur, e ne na dëbuan. Nga vendi që babai im e bleu. Një copë e zemrës sime është thyer”.

Ndërkaq sot, Sheindi thotë se: “Ndoshta prindërit tonë e dinin atëherë se ku donin të na dërgonin. Por gjithsesi ne nuk dyshonim se donin të na vrisnin”.

Sheindi e familja e saj ishin ishte transportuar me tren të gjedheve, fillimi i një përvoje të hidhur.

Sheindi Miller-Ehrenwald tani 90 vjeç e ulur në apartamentin e saj në Jerusalem. Në pasaportën e saj shkruan se ka lindur në vitin 1928 por ajo beson të ketë lindur dy vit emë vonë, dokumentetet e saj ishin humbur apo shkatërruar në kaosin e luftës së dytë botërore. Para saj janë 54 faqet e ditarit të saj të zverdhura nga vjetërsia. Disa prej faqeve janë të shqyera, të tjerat janë madhësi e kartolinave, të gjitha të mbushura me dorëshkrimin e një vajze.. Kjo është trashëgimia dhe dëshmia e saj. Ajo thotë se tani ajo mund të tregoj për jetën e saj.

Janë 54 faqe tmerri. Sheindi e zgjed me kujdes njërën faqe dhe thotë se ende befasohet se sic ka guxuar të shkruaj gjithë atë. Nuk do të duhej të ishte e mundshme. Ishte shumë me rrezik atje. E unë vazhdoja e shkruaja. Ajo i mbushte ato faqe në fshehtësi në etiketa të pakove derisa punonte në fabrikën e armatimit “Karl Diehl”.

Vetëm tani 75 vite më pas, Sheindi e bën ditarin e saj publik: ”Tani jam gati të tregoj tregimet e ditarit tim botës. Unë së shpejti do të vdes, dhe nuk dua që njerëzit e vrarë të harrohen”.