Tregimi i javës/ Virgilio Pinera: Mishi - Gazeta Express
string(37) "tregimi-i-javes-virgilio-pinera-mishi"

Arte

Gazeta Express

27/06/2025 17:09

Tregimi i javës/ Virgilio Pinera: Mishi

Arte

Gazeta Express

27/06/2025 17:09

Virgilio Pinera (1912-1979), rreth jetës së të cilit janë krijuar një mori legjendash, ishte prozator, poet, damaturg kubanez. Vitet ’50 i kishte kaluar në Argjentinë, ku ishte njohur me Borgesin dhe Witold Gombrowiczin. Pas kthimti në Kubë, pas revolucionit, më 1961, ishte arrestuar me akuzën për “krime politike dhe morale”. Pas lirimit kishte jetuar në margjina dhe në varfëri.

 

MISHI

Nga Virgilio Pinera

 

Bëri vaki fare thjesht, pa asnjë shkak. Për arsyet që lypset të shpjegohen, qyteti po vuante nga një mungesë mishi. Të gjithë ishin të alarmuar dhe shumë komente të hidhëta dëgjoheshein përreth; madje kishin nga ata që edhe kërkonin hakmarrje. Por, si zakonisht, protestat mbetën vetëm fjalë goje dhe shumë shpejt banorët e prekur të qytetit nisën të kollufisnin perimet nga më të ndryshmet.

Vetëm z.Ansaldo nuk e ndoqi rendin e ditës. Me një qetësi të madhe, ai nisi të mprehte një thikë të stërmadhe kuzhine, pastaj, duke i zhdirgjur pantallonat deri te gjunjët, preu një file të bukur nga mollaqja e tij e majtë. Pasi e pastroi dhe e marinoi filetën me kripë dhe uthull, e kaloi nëpër skarë dhe në fund e fërgoi në tiganin e madh që e përdorte të dielave për të bërë tortija. U ul në tavolinë dhe nisi të shijonte filenë e tij të mrekullueshme. Pikërisht atë çast u dëgjua një trokitje në derë: ishte fqinji i Ansaldos që kishte ardhur të shfrynte frustrimet e tij… Ansaldo, me një gjest elegant, ia tregoi fqinjit të tij filenë e bukur. Kur fqinji i tij e pyeti për të, Ansaldo thjesht ia zbuloi mollaqen e tij të majtë. Faktet dolën në shesh. Fqinji, i hutuar dhe i prekur, u largua pa e thënë asnjë fjalë për t’u kthyer për shkurt me bashkiakun e qytetit. Ky i fundit i shprehu Ansaldos dëshirën e tij të fuqishme që banorët e qytetit të tij të dashur të ushqeheshin – ashtu siç kishte bërë Ansaldoja – duke hequr pjesë nga rezervat e tyre private, të themi kështu, secili nga mishi i vet. Çështja u zgjidh shumë shpejt dhe, pas shpërthimeve të të më të edukarve, Ansaldoja shkoi në sheshin kryesor të qytetit të ofronte – siç e formuloi ai në mënyrë karakteristike – “një demonstrim praktik për masat”.

Me të mbërritur aty, ai ua shpjegoi se çdonjëri mund të priste dy fileto, nga mollaqja e tij e majtë, si modeli ngjyrë mishi i allçisë që e mbante të varur në një çengel shkëlqyes. Ua tregoi si t’i prisnin dy fileto e jo një, se nëse ai e kishte prerë një fileto të bukur nga mollaqja e tij e majtë, ishte e drejtë që askush të mos hante një fileto më pak. Pasi u sqaruan këto pika, çdonjëri prej tyre nisi të hiqte dy fileto nga mollaqja e vet e majtë. Ishte një spektakël i lavdishëm, por puna e do që të mos jepen hollësi të mëtejme.

U bënë kalkulime që kishin të bënin me atë se sa gjatë qyteti do të shijonte të mirat e këtij mishi. Një mjek i shquar parashikoi se një person që peshon një qind paundë (duke hequr të brendshmet dhe pjesën tjetër të organëve të pangrënshme) mund të hajë gjysmë paundi në ditë mish për një qind e dyzet ditë me radhë. Kjo llogaritje ishte, natyrisht, mashtruese. Dhe çka kishte rëndësi më shumë ishte se secili person mund të hante fileton e tij të mrekullueshme. Shumë shpejt gratë u dëgjuan duke folur për përparësitë e idesë së dr. Ansaldos. Për shembull, ato që kishin kollofitur gjinjtë e tyre nuk kishin më pse të mbulonin torzot e tyre me tesha dhe mbanin rroba veç deri te kërthiza. Disa gra – pra jo të gjitha – pas një kohe as që flisnin më fare, se i kishin kapërdirë gjuhët e tyre (që, meqë ra fjala, është delikatesa e monarkëve). Rrugëve, të shihnin sytë skenën më mahnitëse: dy gra që s’ishin parë prej një kohe të gjatë nuk ishin më të zonjat të puthnin njëra-tjetrën, që të dyja i kishin përdorur buzët e tyre që të gatuanin ca byreçka të hatashme. Drejtori i burgut nuk mund të nënshkruante një vendim dënimi me vdekje, ngase i kishte ngrënë majat e tulta të gishtave, prej nga, po u besuam fjalëve të “gurmanëve” më të mirë (njëri prej të cilëve ishte vetë drejtori i burgut), ehe ka lindur fraza me nam “për t’i lëpirë gishtat”.

Ka pasur edhe një lloj rezistence. Sindikata e punëtoreve të veshjeve femërore ka regjistruar portestën më formale pranë autoritetit përkatës, i cili i është përgjigjur se nuk ishte e mundshme të krijohej një sllogan që do të mund t’iu jepte grave zemër të begenisnin përsëri rrobaqepësit e tyre. Por rezistenca nuk kishte qenë kurrë domethënëse dhe nuk i kishte ndërprerë në asnjë mënyrë banorët e qytetit në ngrënien e mishit të tyre.

Ndodhia më e ngjyrshme e këtij episodi të kpndshëm ishte copëtimi i llokmës së fundit të mishit të baletanit të qytetit. Në raspekt të artit të tij, ai e kishte ruajtur gishtin e tij majtë të mrekullueshëm të këmbës për fund. Fqinjët e tij kishin vërejtur se kishte qenë skajshmërisht i pandalshëm për ditë të tëra. Tani mbanin në mend vetëm majën e tultë të njërit gisht të madh të këmbës. Në atë pikë ai kishte ftuar miqtë e tij të ishin të pranishëm kur ta priste. Në mes të një heshtjeje të përgjakshme, ai e preu porcionin e fundit dhe, pa e ngrohur fare, e rrasi në gropën që dikur kishte qenë goja e tij e mrekullueshme. Të gjithë të pranishmit papritur u bënë njëmend seriozë.

Por jeta vazhdoi dhe kjo ishte gjëpja më e rëndësishme. Dhe nëse, prp çdo rast…? A ishte shkaku i kësaj që këpucët e balerinit tash mund të gjendeshin në njërën prej dhomave të Muzeut të Ilustrious Memorabilia? E sigurt është vetëm ajo se njeriu më obez në qytet (që peshonte më shumë se katër qind paundë) e përdori të gjithë rezervvën e tij mishit të disponueshëm në një hapësirë kohore të shkurtër prej pesëdhjetë ditësh (ishte skjashmërisht i dhënë pas mezeve dhe ushqimeve të ëmbla dhe veç kësaj metabolizmi i tij kërkonte sasi të mëdha). Pas një kohe njeri i gjallë s’mund ta gjente ku ishte. Me gjasë po fshihej diku… Por, ai nuk ishte i vetmi që fshihej; në të vërtetë, shumë të tjerë nisën të adoptonin të njëjtën sjellje. Kështu që një mëngjesi znj. Orfila nuk mori përgjigje kur e pyeti të birin e saj (i cili ishte në procesin e gllabërimit të llapës së veshit të majtë) se e kishte vënë filan gjënë. As lutje as kërcënimet s’kryenin punë. Eksperti për pesonat e zhdukur ishte thirrur, por ai s’mundi të sillte asgjë më shumë se pirg të vockël jashtëqitjesh në vendin ku znj. Orfila betoj se biri i saj i dashur sapo kishte qenë i ulur në momentin kur ajo kishte qenë duke ia bërë atë pyetjen. Po ky trazim i vogël nuk e rrezikoi lumturinë e banorëve aspak. Se si mundej ankohej një qytet që ishte i sigurt në ekzistencën e vet? A nuk ishte zgjidhur përfundimisht kriza e rendit publik e shkaktuar nga mungesa e ushqimit? Se popullsia po zhdukej në mënyrë progresive nuk ishte veçse një passhënim i çështjes fundamentale dhe nuk e prekte vendosmërinë e njerëzve të luftonin për qëndresën e tyre jetësore. Ai passhënim ishte çmimi që mishi e kërkonte prej secilit? Po do të ishte gjynah të parashtroheshin pyetje të tilla më, tash që ky komunitet i vëmendshëm ishte i ushqyer në mënyrën e duhur.

 

/Marrë nga ’THE OXFORD BOOK OF Latin American Short Stories’, Oxford University Press, 1997

/Gazeta Express