Tre xhudistë përfaqësojnë Kosovën në garën e fundit për këtë vit


Gazeta Express
11 Dhjetor 2019 12:15

World Judo Masters është gara e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU, në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori.

Nga ekipi kosovar marrin pjesë 3 xhudistë:

Disitria Krasniqi (-48kg) që në ndeshjen e parë takohet me fituesen e ndeshjes ndërmjet brazilianes Gabriela Chibana dhe gjermanes Katharina Menz, Nora Gjakova (-57kg) në ndeshjen e parë takohet me koreanen Jisu Kim, Akil Gjakova (-73kg) në ndeshjen e parë takohet me garuesin nga Gjermania Anthony Zingg.

Distria dhe Nora ndeshen nesër kurse Akili pasnesër.

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni nga ora 03:00 e mëngjesit në linkun:

https://live.ijf.org/masters2019/live_video

Rezultatet drejtpërdrejtë në linkun:

http://www.ippon.org/masters2019.php

Te fundit


Kthehu lart