string(59) "tre-vite-nga-vdekja-e-aktorit-te-njohur-kosovar-blerim-peci"

Rozë

Gazeta Express

09/12/2020 13:24

Tre vite nga vdekja e aktorit të njohur kosovar, Blerim Peci

Rozë

Gazeta Express

09/12/2020 13:24

Sot janë bërë tre vite nga vdekja e aktorit të njohur kosovar, Blerim Pecit, raporton Gazeta Express.

Blerim Peci ishte aktor nga Kosova i lindur më 1 gusht të vitit 1973.

Aktori i njohur Blerim Peci ka qenë një nga figurat e njohura të kinematografisë kosovare, ai u nda nga jeta më 9 dhjetor  të vitit 2017, ndërkaq sot janë bërë tre vite që nga vdekja e aktorit.

Këtë e kanë bërë të ditur edhe vet familjarët e aktorit ku ditën e sotme kanë postuar një foto në llogarinë e tyre në Facebook duke kujtuar kështu më të dashurin e tyre për përvjetorin e vdekjes së tij.

Dyshohet se shkak i vdekjes së aktorit kishte qenë një problem shëndetësor që kishte pasur me mëlçi.

Me skeqet e tij humoristike në disa projekte, Blerimi kishte bërë për vete një publik të tërë.

Projekti “Vikendi” ishte ai në të cilin aktori ishte i angazhuar së fundi, ndërsa më parë ishte pjesë e “Shoë Meselation”, në të cilin Blerimi aktronte bashkë me Fehmi Feratin.

Tek “Vikendi”, Blerimi kishte aktruar bashkë me Xhejlane Tërbunja, ndërsa rubrika më e preferuar për publikun ishte “Udhëtimi në kohë” me të cilën bënte rrugëtim nëpër vite duke e paraqitur kështu realitetin në të cilin jetojmë.

Sa i përket jetës së tij private Blerimi ishte i martuar me Afërdita Sopjanin dhe nga martesa me të kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë./Gazetaxpress/