Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës.
Në Malishevë është raportuar e zhdukur një vajzë e mitur.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Një vajzë është raportuar e zhdukur në Rahovec.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin policor.
Ndërkohë që një burrë është raportuar i zhdukur në fshatin Livoç të Gjilanit.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ankuesi kishte gjetur veturën e viktimës së bashku me disa rroba dhe telefonin, afër pendës së fshatit Livoç. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...