Tre të vdekur nga tornadoja në Çeki, dalin pamje të shkatërrimeve - Gazeta Express
string(64) "tre-te-vdekur-nga-tornadoja-ne-ceki-dalin-pamje-te-shkaterrimeve"

Lajme

Nasuf Abdyli

25/06/2021 12:45

Tre të vdekur nga tornadoja në Çeki, dalin pamje të shkatërrimeve

Lajme

Nasuf Abdyli

25/06/2021 12:45

Një zëdhënës i shërbimit ambulantor në rajonin e Moravisë Jugore në Çeki konfirmoi se tre persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga tornadoja e rrallë që e goditi shtetin e Evropës Qendrore.

Zyrtarët çekë thanë se stuhia e fuqishme ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe bënë thirrje që njerëzit të mos lëvizin me vetura nëpër zonat e prekura në mënyrë që ekipet e shpëtimit ta kenë punën më të lehtë. Autoritetet bënë thirrje për donacione.

Lexo Edhe:

Foto: Reuters

Kryeministri Andrej Babis u kthye para kohe nga një samit i Këshillit Evropian në Bruksel për ta vizituar rajonin e prekur nga tornadoja. Disa fshatra ende nuk kanë rrymë e as ujë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Një televizion lokal raportoi se shtatë qyteza të vogla janë shkatërruar masivisht, duke cituar një zëdhënës të shërbimeve emergjente.

Në ndihmë Çekisë në këtë fatkeqësi të rëndë i kanë dalë vendet fqinje, Austria e Sllovakia, të cilat kanë dërguar ekipe emergjente për t’i përkrahur banorët.

Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters
Foto: Reuters