Tre persona janë lënduar pas një konflikti që ka ndodhur mes dy grupeve në qytetin e Korçës, në Shqipëri.
ABC News shkruan se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në ambientet e “Parkut Rinia”.
Sipas burimeve të ABC News, konflikti ka shpërthyer pranë një lokali të njohur në park, dhe dyshohet se është shkaktuar nga një përplasje me motive banale.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore.
Mësohet se njëri prej të lënduarve ka marrë plagë në bark, një tjetër në sy dhe i treti në gjoks.