Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidentin ndërmjet një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” përgjatë së martës.
Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se të lënduarit janë dërguar me autoambulancë për tretman mjekësor.
“Rreth orës 09:20 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” Suharekë-Duhël, KM-37 është shkaktuar aksident trafiku me lëndime në mes një kamioni dhe dy automjeteve me taraga vendore. Si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët me autoambulancë janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.
Hoxha gjithashtu bëri të ditur se pas këtij aksidenti u bllokua përkohësisht autostrada Suharekë-Duhël.
“Autostrada Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar përkohësisht. Në vendin e ngjarës kanë dalur njësitë përkatëse policore te cilat edhe janë marrë me hetimet per shkaktaret e aksidentit. Rruga tani është liruar per qarkullim”.