Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Elbasan, plagoset dhe një fëmijë 6 vjeç - Gazeta Express
string(78) "tre-te-lenduar-nga-aksidenti-i-rende-ne-elbasan-plagoset-dhe-nje-femije-6-vjec"

Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Elbasan, plagoset dhe një fëmijë 6 vjeç

Gazeta Express

03/12/2019 19:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku një makinë është përplasur me një furgon dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, përfshi këtu dhe një fëmijë 6 vjeç.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier, është përplasur me mjetin furgon  tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K..

Lexo Edhe:

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon  dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe  F.H., rreth 6 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”-njofton policia./Express