Tre persona nga Shkupi janë vënë nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe pjesëmarrje të paligjshme në tenderë publikë, pas një aksioni të realizuar nga policia me urdhër të Prokurorisë Publike.
Sipas burimeve të gazetës KOHA, bëhet fjalë për personat me inicialet B.H. (39), V.R. dhe N.S.B., të cilët janë arrestuar dhe më pas janë liruar për procedim të mëtutjeshëm. Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre, autoritetet kanë sekuestruar materiale dhe prova që lidhen me hetimin.
Të dyshuarit akuzohen për shkelje të neneve 378 dhe 380 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me falsifikimin e dokumenteve dhe përdorimin e tyre. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kanë falsifikuar dokumentacion dhe me to kanë marrë pjesë në tenderë të institucioneve shtetërore, kryesisht në Komunën e Çairit.
Gazeta KOHA mëson se njëri nga të dyshuarit, 39-vjeçari B.H., ushtron funksionin e udhëheqësit të një sektori në Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup. Ai më herët ka qenë i angazhuar edhe në ekipin e një lideri partiak në kryeqytet. Autoritetet njoftojnë se hetimet janë në vijim dhe pritet të zbardhen plotësisht rrethanat e këtij rasti.
tag_katrorimaqedoni_2
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...