Tre të arrestuar në Devoll, mbajtën peng për disa orë dhe dhunuan 32-vjeçarin - Gazeta Express
string(76) "tre-te-arrestuar-ne-devoll-mbajten-peng-per-disa-ore-dhe-dhunuan-32-vjecarin"

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 15:16

Tre të arrestuar në Devoll, mbajtën peng për disa orë dhe dhunuan 32-vjeçarin

Shqiperi

Gazeta Express

01/11/2025 15:16

Tre persona janë ndaluar nga policia pas kallëzimit të një 32-vjeçari në Devoll është marrë peng dhe më pas dhunuar e kërcënuar nga ata. Ngjarja në fjalë është denoncuar më 30 tetor, por sipas policisë, ka ndodhur më 27 tetor.

Tre personat, M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij.“Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve:A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim”, njoftoi policia.Sipas hetimeve, 32-vjeçari rezultonte në masë sigurimi arrest shtëpie për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor kur është keqtrajtuar.“Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj”, njoftoi policia.