Tre të akuzuarit për rastin Banjska sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie - Gazeta Express
string(80) "tre-te-akuzuarit-per-rastin-banjska-sillen-ne-gjykate-nen-masa-te-rrepta-sigurie"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:10

Tre të akuzuarit për rastin Banjska sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 10:10

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit u sollën në Pallatin e Drejtësisë, ndaj të cilëve sot do të vazhdojë procesi gjyqësor.

Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të akuzuarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.

Deri më tani kanë dhënë dëshmi disa zyrtarë policorë që ishin pjesëmarrës në kundërsulmin në Banjskë të Zveçanit.

Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”./EO/