Tre të akuzuarit në rastin Banjska u sollën në sallë gjyqi nën masa të shtuara të sigurisë - Gazeta Express
string(90) "tre-te-akuzuarit-ne-rastin-banjska-u-sollen-ne-salle-gjyqi-nen-masa-te-shtuara-te-sigurise"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 9:52

Tre të akuzuarit në rastin Banjska u sollën në sallë gjyqi nën masa të shtuara të sigurisë

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 9:52

Tre të akuzuarit në rastin Banjska Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviqin, u sollën nga paraburgimi në sallë gjyqi nën masa të shtuara sigurie të Policisë së Kosovës.

Rasti “Banjska” i ka 45 të akuzuar, por procesi është i veçuar vetëm për Spasojeviqin, Toliqin dhe Maksimoviqin, pasi të akuzuarit e tjerë gjenden në arrati.

Prokuroria Speciale më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, e është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuar të tjerë ka fletarrestim ndërkombëtar, pasi janë në arrati.