Tre shqiptarë në "Ekipin e Javës" në Zvicër - Gazeta Express
string(41) "tre-shqiptare-ne-ekipin-e-javes-ne-zvicer"

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 10:00

Tre shqiptarë në “Ekipin e Javës” në Zvicër

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 10:00

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatin zviceran të futbollit.

Në xhiron e 33-të të Superligës zvicerane shkëlqyen tre futbollistë shqiptarë, dy nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, faqja e specializuar për statistika dhe vlerësime të lojtarëve – Sofascore i ka përfshirë portierin Amir Saipi, mbrojtësin Adrian Bajrami dhe mesfushorin Benjamin Kololli në formacionin ideal të javës.

Portieri i Luganos shkëlqeu në fitoren 1:0 në udhëtim ndaj Zurichut.

Dhe, Sofascore portierin e Kombëtares së Kosovës e vlerësoi me notën e lartë – 8.0.

E mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut bëri paraqitje solide për Luzernin në barazimin 2:2 me St Gallen, ndërsa u vlerësua me notën 7.6.

Kurse, mesfushori Kololli e mori notën 7.7 në mesfushë pas paraqitjes mbresëlënëse për Sionin në fitoren 3:0 ndaj Lausannes. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement