Tre rusë tentojnë të hyjnë fshehurazi në Uzinën e Armëve në Gramsh - Gazeta Express
string(66) "tre-ruse-tentojne-te-hyjne-fshehurazi-ne-uzinen-e-armeve-ne-gramsh"

Tre rusë tentojnë të hyjnë fshehurazi në Uzinën e Armëve në Gramsh

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2022 21:43

Tre shtetas të huaj kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

I kontaktuar nga gazetari i Abc, Drejtori i Uzinës së Armëve në Gramsh, Lorenc Zani, theksoi se 3 persona janë afruar pranë Uzinës, dhe në momentin që janë pikasur nga ushtarët ka patur një përplasje fizike mes tyre.

Lexo Edhe:

Gjatë përleshjes dy nga ushtarët shqiptarë kanë mbetur të plagosur, pasi një nga personat civilë ka përdorur spraj ndaj tyre.

Ndërkohë që Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajzai, ka konfirmuar për gazetarin e Abc se tre personat që kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve janë shtetas rusë.

Sipas Prokurorit Ajazi ata dyshohet të jenë agjentë, ndërkohë që ngjarja po hetohet nga antiterrori./abcnews.al