Tre punëtorë të Disneyland infektohen me koronavirus - Gazeta Express
string(61) "tre-punetore-te-disneyland-ne-paris-infektohen-me-koronavirus"

Tre punëtorë të Disneyland infektohen me koronavirus

Gazeta Express

11/03/2020 17:22

Tre punonjës të qendrës së lojërave Disneyland në Paris, kanë rezultuar pozitivë në testet e koronavirusit, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Ata ishin të diagnostikuar me këtë virus, vetëm pak ditë pasi ishin vendosur në karantinë.

Lexo Edhe:

Para disa ditëve, në po të njëjtën qendër ishte diagnostikuar një punonjës tjetër, i cili fatmirësisht nuk  kishte pasur kontakt me vizitorët dhe ishte izoluar menjëherë pas paraqitjes së simptomave të para. Disneyland në Paris, pranon përafërsisht 15 milion vizitorë për gjatë një viti.

Kjo qendër ka mbyllur disa hyrje, për të zvogëluar numrin e vizitorëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit COVID-19. Masat e tjera që janë ndërmarrë në disa vende të tjera publike janë  vendosja e shumë dezinfektuesve përgjatë gjithë hapësirës dhe kontrollimi i vazhdueshëm i njerëzve.

Ekspertët përpos këtyre masave, kanë bërë thirrje që të mbyllen të gjitha këto vende publike, sidomos ne shtetet ku koronavirusi tanimë ka prekur një numër të konsiderueshëm të njerëzve, në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejmë e tij. /Express