Tre nga katër amerikanë mendojnë se Facebooku po e prish shoqërinë - Gazeta Express
string(66) "tre-nga-kater-amerikane-mendojne-se-facebooku-po-e-prish-shoqerine"

Tre nga katër amerikanë mendojnë se Facebooku po e prish shoqërinë

AutoTech

Gazeta Express

10/11/2021 16:24

Tri e katërta e amerikanëve mendojnë se rrjeti social Facebook po e bën shoqërinë më të keqe, sipas një sondazhi të kryer nga CNN. Gjysma e respodentëve kanë thënë se e njohin dikë që ka rënë pre e teorive konspirative që janë në këtë rrjet.

Amerikanët thonë, 76 për qind kundrejt 11, se Facebooku e përkeqëson shoqërinë dhe jo që e përmirëson. 13 për qind të tjerë thonë se rrjeti social s’ka asnjë efekt.

Lexo Edhe:

Pavarësisht se shumica dërrmuese mendon që Facebooku përkeqëson shoqërinë, ka më pak pajtim se a është vetë platforma për t’u fajësuar apo jo. 55 për qind e respodentëve fajësojnë mënyrën se si disa njerëz e përdorin Facebookun, ndërsa 45 për qind për mënyrën se si funksionon Facebooku.

Gjysma e amerikanëve, 49 për qind, thonë që e njohin dikë që ka rënë pre e teorive konspirative për shkak të përmbajtjes në Facebook. Numri është më i lartë te të rinjtë. 61 për qind e të rinjve nën moshën 35-vjeçare kanë thënë se janë pajtuar me një teori konspirative bazuar në përmbajtjen e Facebookut, krahasuar me vetëm 35 për qind të atyre mbi 65 vjeç.

Facebooku po përballet me mbikëqyrje më të thellë pas publikimit të disa dokumenteve të brendshme që kanë nxjerrë në pah funksionimin e kompanisë dhe përballjen e saj me dezinformatat.

53 për qind e amerikanëve thonë se shteti duhet të shtrëngojë rregullat ndaj Facebookut, ndërsa 35 për qind thonë se s’duhet të ketë ndryshime.

Megjithatë, amerikanët kanë shprehur pak besim në qëllimet e mira të kompanive të mëdha teknologjike. 38 për qind e tyre s’u besojnë kompanive si Google, Facebook e Amazon.

Në studim morën pjesë 1004 të rritur. Ata u morën në pyetje nga 1 deri 4 nëntor. Margjina e gabimeve të rezultateve është 4 për qind.