Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? - Gazeta Express
string(82) "tre-muaj-pas-tragjedise-ne-crans-montana-ku-qendron-ndihma-financiare-per-viktimat"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 22:42

Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat?

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 22:42

Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në një fazë të re. Që nga 1 prilli, ndihma emergjente është zëvendësuar me mbështetje afatgjatë, sipas ligjit për ndihmën ndaj viktimave (LAVI).

Në këtë fazë, shpërndarja e ndihmës bazohet në gjendjen financiare të përfituesve: sa më të ardhura të kenë viktimat, aq më e kufizuar është ndihma që mund të marrin.

Autoritetet zvicerane kanë parashikuar edhe masa shtesë. Kantoni i Valais ka ndarë 10 mijë franga për çdo viktimë, ndërsa Konfederata Zvicerane ka premtuar 50 mijë franga për personat e vdekur dhe të plagosurit rëndë. Deri më tani, pjesa më e madhe e përfituesve kanë marrë ndihmën kantonale, ndërsa pagesat federale ende nuk janë realizuar dhe pritet të shpërndahen në javët në vijim.

Ndërkohë, fondacioni “Beloved”, i krijuar pas tragjedisë, ka në dispozicion rreth 24 milionë franga për të mbuluar nevoja që nuk përfshihen nga skemat zyrtare, si humbja e vendit të punës apo pasoja të tjera ekonomike.

Ekspertët theksojnë se procesi i plotë i kompensimit është ende në fazat fillestare dhe mund të zgjasë me vite, pasi varet nga hetimet penale dhe gjendja shëndetësore e të lënduarve.

Ngjarja ka nxitur gjithashtu debat mbi mangësitë e sistemit aktual, duke hapur mundësinë për ndryshime ligjore në të ardhmen për të përballuar më mirë fatkeqësi të përmasave të tilla./Albinfo.ch

Advertisement
Advertisement
Advertisement