Tre kosovarët që pritet ta kalojnë gjithë jetën në burg - Gazeta Express
string(55) "tre-kosovaret-qe-pritet-ta-kalojne-gjithe-jeten-ne-burg"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 20:18

Tre kosovarët që pritet ta kalojnë gjithë jetën në burg

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 20:18

Shemsi Ferizi, Shefki Spahiu dhe Nuhi Mavroqani pritet që t’i kalojnë gjithë vitet e mbetura të jetës në burg. Ata janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. I pari është me aktgjykim të plotfuqishëm, derisa dy të tjerët janë në pritje të plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Express u sjell përmbledhje të rasteve për të cilat akuzohen.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Gati gjashtë vite më parë, në vend u shqiptua dënimi i parë me burgim të përjetshëm. Një dënim i tillë ishte shqiptuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Ky dënim ishte zbutur një vit më pas nga Gjykata e Apelit, ku ishin shqiptuar dënime me 25 vite, 22 vite dhe 9 vite burgim.

“Është zgjidhur një lëndë me tre persona, vepra penale – vrasje e rëndë vendimi i shkallës së parë me datë 11.09.2015. Me datë 02.03.2016 vendimi është zbutur nga Gjykata e Apelit ku janë shqiptuar tre (3) dënime me 25 vite, 22 vite, 9 vite burgim”, kanë deklaruar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Por, ky nuk është i vetmi dënim me burgim të përjetshëm që është shqiptuar në vend.

Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kanë deklaruar se deri tash në vend janë zgjidhur katër lëndë me burgim të përjetshëm.

Zëdhënësja e KGJK’së, Aishe Qorraj, i ka thënë Gazetës Express se në dy raste është zbutur vendimi nga Gjykata e Apelit, derisa në dy të tjerat, lëndët janë në Apel.

“Gjykata Themelore Gjilan: Është zgjidhur një lëndë me një person, me veprën penale – vrasje e rëndë vendimi i shkallës së parë me datë 01.12.2020, lënda ka shkuar në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Themelore Prizren: Është zgjidhur një lëndë me një person, me veprën penale – vrasje e rëndë vendimi i shkallës së parë me datë 24.09.2020. Me datën 08.01.2021 lënda ka shkuar në Gjykatën e Apelit”, thuhet në përgjigjet e Qorrajt drejtuar Gazetës Express.

E për personat që janë në vuajte të këtij dënimi janë deklaruar edhe në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Zyrtari për Informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, i ka thënë Gazetës Express se aktualisht në vuajtje të dënimit me burgim të përjetshëm janë tre persona.

Njëri prej tyre thotë është me aktgjykim të plotfuqishëm, derisa dy të tjerët janë në pritje të plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas Gashit, të tre janë duke e mbajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë.

“Aktualisht në mbajtje të dënimi me burgim të përjetshëm janë tre persona, të njëjtit janë duke e mbajtur dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë. Prej tyre, njëri është me Aktgjykim të plotfuqishëm, ndërsa dy të tjerët janë në pritje të plotfuqishmërisë së Aktgjykimit”, ka deklaruar Gashi për Express.

Por, kush janë personat që janë dënuar me burgim të përjetshëm në vend dhe për cilat raste akuzohen?

Një prej personave që pritet ta kalojë gjithë jetën në burg është Shemsi Ferizi.

Ai ishtë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale në Basel të Zvicrës, për shkak të veprës penale të vrasjes dhe vrasje e shumëfishtë në tentativë.

Pas shqiptimit të dënimit atje, Ferizi kishte paraqitur kërkesë tek autoritetet zvicerane për transferim dhe vuajtje të dënimit në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.

Pas kësaj kërkese, ai ishte transferuar në Kosovë, ku edhe është duke e vuajtur dënimin.

Dënimi me burgim të përjetshëm i është shqiptuar edhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Shefki Spahiut, i cili akuzohet për vrasjen e të riut, Jetmir Aliajt në Suharekë.

Spahiu, që deri ditën kritike mbante gradën e rreshterit në Policinë e Kosovës, u gjykua për veprën penale vrasje e rëndë.

Sipas aktakuzës, pasi që Shefki Spahiu qëndroi në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock” që ishte arma zyrtare, dhe të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Rasti i Saphiut është aktualisht në Gjykatën e Apelit.

Me burgim të përjetshëm është dënuar edhe Nuhi Mavrovqani nga Kamenica, nën akuzat për vrasje të rëndë.

Ai akuzohet për vrasjen e bashëshortes së tij me shufër metalike. Rasti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar në Kamenicë.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan i akuzuari me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, Komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M., në atë mënyrë që fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marr një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë në kohë dhe në anën e djathtë të kokës, në fytyrë afër syrit , duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, thyerje në anën e majtë të kafkës, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse.

Edhe rasti i Mavroqanit është në Gjykatën e Apelit./Gazeta Express