Tre klubet që e duan Arda Gulerin këtë verë - Gazeta Express
string(43) "tre-klubet-qe-e-duan-arda-gulerin-kete-vere"

Sport

Gazeta Express

14/03/2025 21:14

Tre klubet që e duan Arda Gulerin këtë verë

Sport

Gazeta Express

14/03/2025 21:14

E ardhmja e Arda Gulerit në Real Madrid është ende e paqartë dhe klube si Milani, Interi dhe Real Sociedadi kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e tij.

Talenti i ri turk, i cili nuk është përshtatur në sistemin e Carlo Ancelottit, mund të kërkojë të gjejë minuta gjetiu.

Guler tregoi aftësitë e tij gjatë përfundimit të sezonit të kaluar, por nuk ka arritur ta përsëritë një gjë të tillë edhe këtë sezon.

 Me vetëm 1081 minuta në 19 ndeshje, turku ka regjistruar vetëm tre gola e pesë asistime, me këta numra që nuk i kanë siguruar vend në 11-shen startuese.

Edhe konkurrenca në fazën e sulmit me lojtarë si Brahim Diaz, Jude Bellingham e Rodrygo ia kanë limituar minutat gjatë këtij sezoni.

Real Sociedadi po shtyen shumë për transferimin e tij – qoftë edhe si huazim – për të arritur suksesin e njëjtë si me Takefusa Kubon, të cilin po ashtu e kishte marrë nga Reali.

Megjithatë, garë e ashpër do të zhvillohet për turkun, pasi për të janë interesuar edhe dy gjigantët italianë, Milani dhe Interi.

 Megjithatë, pavarësisht interesimeve të këtyre klubeve, Real Madridi ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, duke marrë parasysh se pritet të ketë ndryshime edhe në stafin teknik të skuadrës gjatë kësaj vere./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement