“Tre herë u përpoq të më rrëmbente sot” - Ish-banorja e ‘Big Brother Vip’ çudit me statusin në Instagram - Gazeta Express
string(98) "tre-here-u-perpoq-te-me-rrembente-sot-ish-banorja-e-big-brother-vip-cudit-me-statusin-ne-instagram"

Yjet

Gazeta Express

08/12/2023 20:41

“Tre herë u përpoq të më rrëmbente sot” – Ish-banorja e ‘Big Brother Vip’ çudit me statusin në Instagram

Yjet

Gazeta Express

08/12/2023 20:41

Nutricionistja Diola Dosti gjithmonë ka treguar sesa vetëbesim ka dhe as sot nuk ka ngurruar ta tregojë një gjë të tillë .

Ish-banorja e ‘Big Brother Vip 2’ ka publikuar një foto ku u kërkon burrave të mos e kërkojnë më gruan perfekte, duke shtuar me shaka se tre herë babagjyshi ka tentuar të rrëmbejë.

Lexo Edhe:

“Ju lutem, mjaft i kërkuat Babagjyshit gruan perfekte sepse tre herë u përpoq të më rrëmbente sot. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Diola.

Kujtojmë se Diola është nënë e tre vajzave dhe prej disa vitesh nuk është më me bashkëshortin e saj.

Në një emsionin televiziv disa muaj më parë ajo tha se tradhtia ishte arsyeja e ndarjes.

“Unë mendoj që në momentin që hyn një person tjetër, pra unë jam e para dhe ajo është e dyta, pra futet në mes, më mirë të mbajë të dytën. Aman të keqen ia kam falur se nuk e dua fare. Pra në momentin që bën një zgjedhje tjetër dhe unë investoj kaq shumë te vetja ime, në integritetin tim e për trajnime dhe ai zgjedh dikë tjetër… merre se ta kam falur”, tha Diola kur u pyet nëse ishte tradhtuar nga partneri.