Të shtunën, më 15 nëntor, duke filluar prej orës 19:00, në Kino Armata do të shfaqen filmat e realizuar gjatë punëtorisë “Beyond the Parallel”, organizuar në kuadër të Filmik Institute.
Filmat “Vishkull”, “Lokali nr. 79” dhe “Beyond the Parallel” janë zhvilluar me mbështetjen e mentores Anita Morina, Trëndelina Halili dhe Kushtrim Haxha.
Pas shfaqjes, do të ketë sesion Q&A me pjesëmarrësit e punëtorisë për të mësuar më shumë rreth procesit krijues dhe përvojave të tyre.