Trazira në Vlorë, dy të rinjtë u ngacmuan gratë, sherr mes pushuesve - Gazeta Express
string(66) "trazira-ne-vlore-dy-te-rinjte-u-ngacmuan-grate-sherr-mes-pushuesve"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 20:47

Trazira në Vlorë, dy të rinjtë u ngacmuan gratë, sherr mes pushuesve

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 20:47

Duket se jugu nuk po bie qetësi nga trazirat e njëpasnjëshme. Në Vlorë ditën e sotme një grup pushuesish janë konfliktuar fizikishr, ku ka pasur edhe të gjakosur për shkak të sherrit me shqelma e grushte.

Nisja e këtij sherri ka qenë nga dy të rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Lexo Edhe:

Përplasja mes tyre ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike dhe kanë gjuajtur me grushte në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.

Njoftimi i policisë:

Janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç. Policia sqaron se dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt.