“Trauma” e Luanës - Gazeta Express
string(15) "trauma-e-luanes"

“Trauma” e Luanës

TV/Film

Gazeta Express

10/05/2022 0:48

Luana Vjollca pritet që t’i kthehet ekraneve televizive pas afër një vit që nuk është pjesë e tyre

Ajo është njëra prej bukurosheve që ka një jetëgjatësi të gjatë para ekraneve televizive.

Lexo Edhe:

Tani prezantuesja dhe këngëtarja pas një pushimi të gjatë do të lansojë një projekt të përmasave të mëdha televizive.  

Luana u bë pjesë e thashethemeve nëpër media ku është thënë se i është thyer Instagrami, në të cilin ajo ndiqet nga më shumë se dy milionë njerëz.

Të dielën Luana reagoi për të sqaruar një fotografi që ishte hedhur të dielën në InstaStory e ku fansat e saj menduan se ajo është duke përgatitur diçka të re. Aty ajo shfaqte buzët e saj dhe një pjesë të dorës.

Ajo që vihet në spikamë është tatuazhi i ekspozuar.

“Semicolon tattoo” siç njihet globalisht, përfaqëson betejat e shëndetit mendor dhe rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjeve. Çdo person, i cili ka një tatuazh të tillë në trup, nënkupton që ka kaluar një situatë të vështirë, e cila e ka çuar të mendojë vetëvrasjen, ose dikush i cili ka ndjeshmëri të thellë ndaj kësaj kauze dhe solidarizohet me të përmes këtij simboli.

Kjo bëri që fansat të shqetësohen se çfarë ka ndodhur realisht me Luanën.

Në një pamje që ka treguar telegrafi shihet se ylli televiziv shqiptar është në një veturë kurse aty ka edhe shenja dhune, por që kur e shikojmë intervistën e fundit të Luanës ajo sqaron se është duke punuar në një projekt personal që ka të bëjë me femrat.

Kjo na dërgon të një shkrim tjetër që është postuar në një sajt tjetër.

Aty tregohet që Luana është duke lansuar emisionin “Thuaje” , e ku ftohen gratë që ushtrohet dhunë ndaj tyre që flasin publikisht për këto.

“Pas 1 viti… @luanavjollca #thuaje”, shkruhet në profilin zyrtar të @thuaje.luanavjollca.

Pos kësaj në këtë video shihet edhe rrugëtimi i gjatë i Luana Vjollcës në karrierë ku aty shfaqen ecejaket e saj gjatë këtyre viteve.

Luana ka punuar shumë në këtë projekt televiziv, teksa vet ajo kishte thënë se do të punojë shumë për të sjellë diçka ndryshe për publikun shqiptar.

“Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës”, kishte thënë ajo duke shtuar “#Thuaje” në deklaratën që dha kur lajmëroi vendimin e saj për largimin nga Top Channel. /GazetaExpress/