Transportonte drogë për në Greqi, arrestohet i riu shqiptar, sekuestrohen rreth 21 kg kanabis - Gazeta Express
string(91) "transportonte-droge-per-ne-greqi-arrestohet-i-riu-shqiptar-sekuestrohen-rreth-21-kg-kanabis"

Transportonte drogë për në Greqi, arrestohet i riu shqiptar, sekuestrohen rreth 21 kg kanabis

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 13:26

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Kozani nga policia kufitare e Kosturit. Si pasojë e operacionit janë sekuestruar mbi 20 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Është ndaluar mjeti që drejtohej nga një shqiptar 29 vjeç.

Lexo Edhe:

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 20 pako me 20 kg 900 gram marijuanë. U sekuestrua dhe 1 celular dhe 1 karte SIM.

Gjatë muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshinë zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 6 raste ku janë kapur ne total rreth 175 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptare.