string(81) "transportoi-ervis-martinajn-para-zhdukjes-zgjatet-hetimi-per-efektivin-jeton-lami"

Shqiperi

Gazeta Express

26/12/2022 13:04

Transportoi Ervis Martinajn para zhdukjes, zgjatet hetimi për efektivin Jeton Lami

Shqiperi

Gazeta Express

26/12/2022 13:04

Janë zgjatur hetimet për oficerin e Forcave Operacionale, Jeton Lami i cili është arrestuar pasi shoqëronte Ervis Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej.

Duke qenë se ai ka refuzuar të japë shpjegime para oficerëve gjyqësorë, në këto kushte, prokuroria e Kurbinit është detyruar të zgjasë edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për të, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore.

Jeton Lami, është lënë në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. 

Që prej 9 gushtit të këtij viti, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur. Zhdukja e tij ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Dumani ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen.

/Gazeta Express