Transporti urban në Shqipëri anulon vendimin për pezullimin e punës - Gazeta Express
string(67) "transporti-urban-ne-shqiperi-anulon-vendimin-per-pezullimin-e-punes"

Transporti urban në Shqipëri anulon vendimin për pezullimin e punës

Gazeta Express

11/07/2020 21:27

Transporti urban do të vijojë punën edhe të hënën e çdo ditë në vijim. Mësohet se shoqata e transportit ka anuluar vendimin e marrë një ditë më parë, teksa njoftuan se të hëhën e ardhshme do të ndërprisnin shërbimet, pasi pësuan miliona lekë humbje.

Por, tashmë, ky vendim është anulluar dhe autobusët, edhe të hënën, do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Lexo Edhe:

Një ditë më parë, Shoqata e transportit urban njoftoi se lëvizja e autobusëve do të ndërpritet sërish ditën e hënë, vetëm pak ditë pasi nisi aktivitetin e tij. Shkak për këtë rimbyllje, u lajmërua se ishte bërë humbja që kompanitë e transportit kanë pësuar këto ditë që kanë qenë në punë.

Për shkak të masave të marar nga pandemia e koronavirusit, autobusët kanë lëvizur me vetëm 30% të kapacitetit të tyre, duke mos sjellë asnjë të ardhur për kompanitë në fjalë.

Ndër të tjera, operatorët shpreheshin se çdo ditë kanë humbur rreth 3 milionë lekë të vjetra naftë, dhe këto para nuk kompensohen nga udhëtarët pasi autobusët lëvizin pothuajse bosh./dosja